Haradinaj për festën e Shën Kollit në familjen Ndou, uron gjithë të krishterët

Haradinaj për festën e Shën Kollit në familjen Ndou, uron gjithë të krishterët

Aktuale December 05, 2020 - 22:14

Besimtarët e krishterë më 5 dhjetor festojnë natën e Shën Kollit.

Kjo festë u shënua edhe këtë vit.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në “Facebook”, ka ndarë me ndjekësit festimin e kësaj nate.

“Natën e Shën Kollit e kaluam në familjen Ndou.

Duke uruar të gjithë besimtarët e krishterë, falënderoj Pjetrin dhe familjen për mikpritjen”, shkruan Haradinaj në postimin e tij.

Në këtë postim, Haradnaj ndau edhe foto nga festa./Zëri

 

Natën e Shën Kollit e kaluam në familjen Ndou. Duke uruar të gjithë besimtarët e krishterë, falënderoj Pjetrin dhe familjen për mikpritjen. RH

Posted by Ramush Haradinaj on Saturday, December 5, 2020