Zemaj: Zonat janë zgjeruar, 21 komuna në të kuqen
Foto: Laura Hasani

Zemaj: Zonat janë zgjeruar, 21 komuna në të kuqen

Aktuale December 04, 2020 - 15:24

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se kanë bërë kategorizimin e komunave sipas numrit të të infektuarve në vend.

Zemaj në një konferencë për media tha se 21 komuna janë në zonën e kuqe, 10 komuna në zonën e verdhë dhe 7 komuna janë në të gjelbrën.

Po ashtu ai tha se e përshëndet miratimin e Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike.

“Përshëndes votimin e Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike”, tha ai. /Zëri