Pacolli reagon pas votimit të projektligjit, thotë se qytetarët nuk e merituan këtë vonesë

Pacolli reagon pas votimit të projektligjit, thotë se qytetarët nuk e merituan këtë vonesë

Aktuale December 04, 2020 - 14:57

Pas votimit të projektligjit për rimëkëmbje ekonomike ka reaguar edhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili ka thënë se qytetarët e Kosovës nuk e kanë merituar një vonesë të tillë.

Pacolli, përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se i vjen keq për disa deputetë që e kanë kthyer Kuvendin në interesa personale.

“Nga ana tjetër, është për të ardhur keq që disa deputetë e kanë kthyer Kuvendin në një odë të egos dhe interesave personale, duke injoruar faktin që ata janë të zgjedhurit e popullit, që duhet të punojnë për interesat e popullit. Injorimi ose kushtëzimi për miratime të ligjeve me qëndrime personale përplot inate, teka, mllefe, interesa partiake, interesa personale, grupore etj. dëmtojnë mbarëvajtjen e punës madhore të Kuvendit”, ka shkruar ai. /Zëri

Postimi i plotë:

Mirë që sot ligji për rimëkëmbjen ekonomike kaloi.

Më vjen keq që jemi vonuar aq shumë. Qytetarët e Kosovës nuk e merituan këtë vonesë.

Me miratimin e këtij ligji, deputetët e KK kryejnë detyrimin minimal para qytetarëve.

Nga ana tjetër, është për të ardhur keq që disa deputetë e kanë kthyer Kuvendin në një ode të egos dhe interesave personale, duke injoruar faktin që ata janë të zgjedhurit e popullit qe duhet të punojnë për interesat e popullit.

Injorimi ose kushtëzimi për miratime të ligjieve me qëndrime personale përplot inate, teke, mllefe, interesa partiake, interesa personale, grupore etj dëmtojnë mbarvajtjën e punës madhore të Kuvendit. Veprimet e tilla janë të dëmshme dhe të papërgjegjshme.

Shpresoj që kolegët e mi deputetë në të ardhmen do të jenë më të përgjegjshëm dhe nuk do të harrojnë se ata janë të zgjedhur nga populli që duhet t’a përfaqësojnë korrektsisht.