Në disa rrugë të Prishtinës nesër s'do të ketë ujë të pijshëm

Në disa rrugë të Prishtinës nesër s'do të ketë ujë të pijshëm

Aktuale December 03, 2020 - 19:42

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme do të ketë disa punime teknike në disa rrugë të Prishtinës.

Sipas njoftimit të KRU-së, konsumatorët e rrugës "Bajram Bahtiri" dhe rrugët përreth, nësër do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 17:00.

Kurse në rrugën "Llapi" do të bëhet ndërrimi i gypit të ujit, projekt ky i financuar nga KRU "Prishtina" dhe Komuna e Prishtinës. /Zëri