Kamenica liron të infektuarit me COVID-19 nga të gjitha pagesat në institucione shëndetësore

Kamenica liron të infektuarit me COVID-19 nga të gjitha pagesat në institucione shëndetësore

Aktuale December 03, 2020 - 18:48

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka njoftuar se tani e tutje qytetarët e kësaj komune të infektuar me COVID-19 lirohen nga të gjitha pagesat në institucionet shëndetësore.

"Situata me pandeminë ka ndikuar dukshëm edhe tek ekonomitë familjare dhe me këto pagesa, nuk mund t'ua rëndojmë më tepër këtë barrë", ka shkruar ai në "Facebook". /Zëri