Rama-Hajrizi pyet Qeverinë nëse konsideron se po cenohet integriteti i qytetarëve nga deputeti Arifi
Aktuale
December 02, 2020 - 13:44
Arta Rama-Hajrizi, kryetare e Gjykatës Kushtetuese, ka pyetur Besnik Berishën si përfaqësues të Qeverisë së Kosovës se si Qeveri a e konsiderojnë që cenohet integriteti kushtetues dhe besueshmëria e qytetarëve në Kuvendin e Kosovës nëse një deputet i dënuar me burg vazhdon rolin e deputetit.
Kurse përgjigjja e Berishës ishte se Qeveria e Kosovës mbështet sigurinë juridike.
“Qeveria e Kosovës mbështet sigurinë juridike. Përfaqësojmë vlerat e vendeve demokrate. Nëse flasim për kredibilitetin, pajtohemi se figurat që përfaqësojnë qytetarët duhet të jenë të përgjegjshëm e profesionistë. Ne pranojmë se në rastin konkret normat kushtetuese janë në favor të një deputeti që ka qenë i ligjshëm”, tha Berisha. /Zëri