Infektuar: 56732
Shëruar: 49982
Vdekur: 1426
Hoti: Gjendja është serioze, masat e reja e kanë futur nën kontroll pandeminë COVID-19
Foto: Laura Hasani

Hoti: Gjendja është serioze, masat e reja e kanë futur nën kontroll pandeminë COVID-19

Aktuale December 01, 2020 - 17:40

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se situata me pandeminë në Kosovë është mjaft serioze, por e kanë nën kontroll.

“Gjendja është mjaft serioze por është nën kontroll dhe institucionet përkatëse janë duke e bërë punën e vet. Në SHSKUK janë krijuar kapacitete me shtretër dhe është bërë riorganizimi i punës, në IKSHPK janë rritur kapacitetet e testimeve në rreth 2000 dhe janë shprendarë edhe në regjione dhe nga java e ardhshme pritet të nisin testime edhe nga dy regjione”, ka thënë Hoti në një konferencë për media, transmeton Zeri.info.

Hoti ka thënë se grupmosha më e prekur nga COVID-19 në Kosovë është ajo 30-40 vjeç.

Sipas tij, më shumë raste ka tek kjo grupmoshë sepse ata janë më aktivë, ndërsa ka thënë se masat e fundit kanë pasur efekt pasi siç ka thënë ai, kanë ulur numrin e rasteve të reja.

“Gjatë këtyre javëve sa kemi vendosur masat e reja është stabilizuar situata pasi numri i të shëruarve është më i madh se rastet e reja. Në bazë të vlerësimit të IKSHPK-së, tregohet se ne kemi vendosur nën kontroll zgjerimin e pandemisë. Ështe vkerësim i IKSHPK-së se masat që janë në fuqi të mbahen dhe të vazhdohet me zbatim të këtyre masave rigoroze”, ka thënë Hoti. /Zëri