Shteti serb refuzoi ta shpallte Cakajn “Qytetar Nderi”, Presheva kundërpërgjigjet me pllakatet “Nderi i Preshevës”

Shteti serb refuzoi ta shpallte Cakajn “Qytetar Nderi”, Presheva kundërpërgjigjet me pllakatet “Nderi i Preshevës”

Aktuale November 29, 2020 - 16:47

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj vazhdimisht është angazhuar për çështjen e shqiptarëve në Luginën e Preshëves.

Për këtë angazhim, Cakaj është vlerësuar nga qytetarët atje, të cilët e kanë shpallur, së paku simbolikisht, kryediplomatin shqiptar “Nderi i Preshevës”, transmeton Zeri.info

Në rrugët e Preshevës tashmë janë vendosur pllakate me fotografinë e Cakajt, e në të cilën shkuan “Nderi i Preshevës dhe gjithë Luginës”, për çka nuk dihet nëse edhe zyrtarisht ka marrë këtë vlerësim edhe nga komunat me shumicë shqiptare në Luginë.

Për këtë Cakaj, ka falënderuar qytetarët për të cilët ka thënë se, ka qenë nder të punonte për shqiptarët e Luginës.

“Faleminderit nga zemra Luginë për vlerësimin e punës së përbashkët! Puna me ju, përtej një detyrimi institucional, ka qenë nderi i jetës sime. Shihemi së shpejti në hapjen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë”, ka shkruar Cakaj.

Në anën tjetër, para disa dite, ministrja e Administratës Publike dhe Vetëadministrimit Lokal e Serbisë, Marija Obradoviq, gjatë një paraqitje në seancë të Kuvendit të Serbisë, ka refuzuar propozimin e Kuvendit komunal të Bujanocit, që ministri Gent Cakaj të shpallet “Qytetar Nderi” i Bujanocit.

Ajo si arsyetim për refuzimin e propozimit të Bujanocit, ka deklaruar se ministri shqiptar Gent Cakaj vazhdimisht ka akuzuar Serbinë për krime të kryera ndaj shqiptarëve të Kosovës./Zëri