Murati kritikon LDK-në: Ka një urrejtje të paimagjinueshme ndaj çdo gjëje që është shqiptare

Murati kritikon LDK-në: Ka një urrejtje të paimagjinueshme ndaj çdo gjëje që është shqiptare

Aktuale November 27, 2020 - 19:59

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për të cilën thotë se po urren çdo gjë që është shqiptare. Kjo vjen pasi që kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se nuk do të ketë pushim të hënën për 28 nëntor.

Murati përmes një postimi në “Facebook”, ka shkruar se një pjesë e LDK-së ka një urrejtje të paimagjinueshme ndaj çdo gjëje që është shqiptare.

“Qeveria paska vendos që të hënën të mos jetë ditë pushimi. Në këtë kosovacentrimizmin e një pjese të LDK-së ka një urrejtje të paimagjinueshme dhe jo racionale ndaj çdo gjëje që është shqiptare. Luftohet flamuri, luftohet Shqipëria, luftohet identiteti kombëtar shqiptar”, tha ai.