Në kufirin Kosovë-Shqipëri vendosen 41 flamuj kombëtar në nderim të 41 dëshmorëve të rënë

Në kufirin Kosovë-Shqipëri vendosen 41 flamuj kombëtar në nderim të 41 dëshmorëve të rënë

Aktuale November 27, 2020 - 19:26

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, së bashku me disa bashkëluftëtar kanë vendosur 41 flamuj kombëtar në kufirin Kosovë-Shqipëri.

Përmes një postimi në “Facebook”, Qeriqi ka thënë se 41 flamuj kombëtar janë vendosur në shenjë nderimi për 41 dëshmorët e rënë.

“Sot me bashkëluftëtarë i vendosëm 41 flamuj kombëtar në shenjë nderimi për 41 dëshmorët e rënë në kufirin shqiptaro-shqiptar”, ka shkruar ai.

Ndërkaq, Qeriqi ka publikuar edhe video në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, ku shihen 41 flamuj kombëtar të 41 dëshmorëve./Zëri