Abbott kujtoi 1133 fëmijët e vrarë në luftën në Kosovë: Mund të falim, por nuk duhet të harrojmë

Abbott kujtoi 1133 fëmijët e vrarë në luftën në Kosovë: Mund të falim, por nuk duhet të harrojmë

Aktuale November 25, 2020 - 16:26

Për të përkujtuar 1133 fëmijët e vrarë para 20 viteve në luftën në Kosovë, ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott ka vizituar Qendrën e Dokumentimit në Prishtinë.

Abbott përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se fëmijët e vrarë dhe ata të zhdukur meritojnë drejtësi.

“1133 fëmijë janë vrarë ose ende janë të pagjetur nga konflikti i ndodhur përpara 20 vitesh. Ata ende meritojnë drejtësi”, ka shkruar ai.

Abbott mori pjesë në ekspozitën “Na ishte një herë e kurrë mos qoftë” në Qendrën e Dokumentimit në Prishtinë, ku tha se kjo ekspozitë "i nderon këta fëmijë dhe na kujton ndikimin e tmerrshëm të konfliktit dhe luftës”.

“Mund të falim, por nuk duhet të harrojmë”, theksoi diplomati britanik, Nicholas Abbott.