Këshilltari i Osmanit i reagon Zafir Berishës: Diplomacia nuk është odë ku vendoset me kritere kanuni

Këshilltari i Osmanit i reagon Zafir Berishës: Diplomacia nuk është odë ku vendoset me kritere kanuni

Aktuale November 25, 2020 - 14:15

Nga Zyra e Presidentit i kanë reaguar zëvendësministrit Zafir Berisha, i cili e ka konsideruar “ofendim” të shtetit të Kosovës faktin që Vjosa Osmani është ushtruese e detyrës së presidentit.

Këshilltari i Osmanit, Fatos Peci, ka thënë se Berisha ka perdorur fyrjen, të cilën sipas tij e përdor si mjet politik çdo ditë.

“Zafir, e kuptoj reagimin tënd. Është reagim organik për gjëra që kanë ecur mbrapshtë prej afro dy dekadash dhe në të cilat je përfshi ti, bashkë me shokët e tu e me parti.

Të dhurosh post konsulli për vota është marifet politik i paparë. Si koordinator, sigurisht ia kë anën me koordinime të kësaj natyre. Mbase edhe mund të kesh qenë koordinator i kësaj pune?!”, shkruan Peci në reagimin e tij.

Peci më tej, ja ka kujtuar Berishës se diplomacia nuk është odë ku me kritere kanuni vendoset për veprimet.

“Nga shkaku se nuk është diplomacia odë ku me kritere kanuni vendoset për veprimet. Është çështje më e hollë se sa një qëndrim i yti në Facebook.

Ndaj, Zafir, vazhdoje rrugëtimin tënd me fyerjen si mjet politik, sepse gjithmonë ka një fund”, ka shkruar ai./Zëri