Infektuar: 58399
Shëruar: 51081
Vdekur: 1466
Besnik Tahiri i kërkon falje Saranda Bogujevcit

Besnik Tahiri i kërkon falje Saranda Bogujevcit

Aktuale November 23, 2020 - 23:51

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri, i ka kërkuar falje deputetes Saranda Bogujevci pas zhvillimeve të fundit ndërsa për një faqe me emër të LDK-së që ka postuar një foto fyese të saj me Ivica Daçiqin, ka thënë se “nuk janë në tokë të bukës”.

“I kërkoj falje për pozitën që kam. Si familje ne jemi rritur në familjen e Bogujevcëve. Aty jam rritur. Shpreh keqardhjen në tokë e qiell. I lus me sinqeritetin më të madh. Kemi kohë me u shty si parti si pozitë e opozitë për këto tema dem baba dem. Historia pas historie kanë me na përcjellë. Një lutje kisha për partitë politike. Mos mi përzi vuajtjet me agjenda politike. Vëllain nuk e mbroj kur e ka gabim. Një kërkimfalje e meriton Saranda dhe të gjithë ata të prekurit. I thërras edhe të gjitha partitë politike. Me pas kujdes”, ka thënë ai.

“Saranda Bogujevci, të kërkojmë falje të gjithë udhëheqësit nëse të kemi shkaktuar dhimbje”, shtoi ai. /Express