Ahmeti thotë se ka nisur të rikthehet energjia elektrike në lagjet e Prishtinës

Ahmeti thotë se ka nisur të rikthehet energjia elektrike në lagjet e Prishtinës

Aktuale November 23, 2020 - 22:25

Ka disa ditë që disa lagje në kryeqytet janë duke u përballur me reduktime të energjisë elektrike, e sipas KEDS këto po ndodhin si pasojë e prishjeve në rrjetin elektirk.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar para pak minutash se KEDS-i e ka informuar se rryma ka nisur të rikthehet në lagjet e kryeqytetit, transmeton Zeri.info.

“KEDS sapo na informuan që rryma është lëshuar. Tani lagjet do të lëshohen një nga një deri te banesat e bardha që lëshohen pas 30 min!”, ka shkruar Ahmeti./Zëri