Nëna e Ramush Haradinajt i nënshtrohet një operacioni në QKUK

Nëna e Ramush Haradinajt i nënshtrohet një operacioni në QKUK

Aktuale November 23, 2020 - 18:34

Nëna e kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, sot i është nënshtruar një intervenimi shëndëtësor në QKUK.

Ka qenë vet Haradinaj, i cili ka njoftuar se nëna e tij Rukia ka kaluar me sukses një krizë shëndetose, pasi intervenimit që ka pasur në zemër, transmeton Zeri.info.

Haradinaj ka falenderuar stafin mjekësor të QKUK-së, ndërsa ka thënë se nëna e tij është një gjendje stabile

Shkrimi i plotë i Haradinajt:

Të dashur qytetarë,

Nana Rukë sapo kaloi suksesshëm një krizë shëndetësore. Ajo bëri intervenim në zemër, zgjerim arterie dhe vendosje të stendës.

Me këtë rast, falënderoj Prof. Dr. Xhevdet Krasniqi, Dr. Fisnik Veliu, Dr. Hamzën, si dhe infermierët Mustafë Qela, Agron Haxholli dhe Granit Bregaj, që kryen intervenimin. Po ashtu, falënderoj mjekët e Emergjencës Dr. Basri Lenjani, Dr. Arbër Hamiti dhe Dr. Vlora Tishukaj, si dhe të gjithë stafin e Qendrës Spitalore Universitare të Kosovës.

Nana Rukë është në gjendje stabile dhe me sukses po e tejkalon këtë krizë.

RH