Basha takon Bahtirin e Baranin: Të bashkohemi përballë asaj që po ndodh me çlirimtarët e UÇK-së

Basha takon Bahtirin e Baranin: Të bashkohemi përballë asaj që po ndodh me çlirimtarët e UÇK-së

Aktuale November 23, 2020 - 17:22

Kreu i PD-së në Shqipëri, Lulëzim Basha u ka bërë apel krerëve të partive politike në Kosovë dhe Shqipëri që të bashkohen përballë asaj që po ju ndodh ish-udhëheqësve të UÇK-së, në Gjykatën Speciale.

Basha këtë apel e ka bërë sot pas takimit që kishte me me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili ishte i shoqëruar edhe nga Halit Barani nga KMDLNJ në Mitrovicë.

“Kënaqësi dhe emocion i veçantë, takimi i sotëm me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri. Mbështes plotësisht apelin e tij për krerët e partive politike, qofshin në Shqipëri edhe në Kosovë, që të bashkohemi përballë asaj që po ndodh me çlirimtarët e UÇK. Gjatë takimit i shpreha mirënjohjen dhe zotit Halit Barani, që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në dokumentimin e dhunimit sistematik të të drejtave të njeriut në Kosovë dhe në veçanti, në dokumentimin e spastrimit etnik dhe genocidit në zonën e Mitrovicës”, ka shkruar Basha./Zëri