KEDS-i njofton se do të këtë punime në rrjet në Prishtinë

KEDS-i njofton se do të këtë punime në rrjet në Prishtinë

Aktuale November 23, 2020 - 16:15

KEDS-i k njoftuar qytetarët se ekipet e mirëmbajtjes së KOSTT-it nga ora 13:00 kanë filluar realizimin e intervenimit në nënstacionin 110/10 kV Prishtina 2, raporton Zeri.info.

Sipas një njoftimi është bërë e ditur se për të eliminuar prishjen e paraqitur në ditën e shtunë në kabllot 10 kV të transformatorit TR 3.

“Aktualisht ekipet e KOSTT të mbështetur dhe nga ekipet e KEDS po punojnë intenzivisht për eliminimin e defektit në mënyrë që të stabilizohet sa më shpejtë furnizimi me energji elektrike për qytetarët e komunës së Prishtinës që janë prekur nga kjo prishje. Aktualisht furnizimi i konsumatorëve me energji elektrike nga transformatori TR1 (27 MW) në Nënstacionin 110/10 kV Prishtina 2 po vazhdon, derisa konsumatorët që furnizohen nga transformatori TR 3 apo 16 MË aktualisht janë pa furnizim me energji elektrike”, thuhet në njoftim.

KOSTT sh.a ka kërkuar kërkon mirëkuptim nga qytetarët për kufizimet në furnizim me energji elektrike deri në eliminimin e plotë të defektit për të siguruar furnizim të mëtutjeshëm të qëndrueshëm dhe stabil, por që nuk ka bërë të ditur se kur do të kthehet furnizimi me energji elektrike. /Zëri