Sejdiu: Bordi i SHSKUK-së më ka penguar gjatë punës

Sejdiu: Bordi i SHSKUK-së më ka penguar gjatë punës

Aktuale November 23, 2020 - 15:16

Ish-drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, po raporton para Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë.

Gjatë raportimit ai ka thënë se problemi me të cilin janë ballafaquar ka qenë vonimi i testimeve nga IKSHPK-ja dhe ato kanë ndikuar në infektimin e stafit shëndetësor.

I pyetur nga nënkryetari i Komisionit, Bekim Haxhiu, për sfidat në menaxhimin e pandemisë, Sejdiu ka thënë se është formuar një komitet në SHSKUK, ku janë marrë informacione të ndryshme dhe më pas i kanë përcjellë në spitalet tjera dhe ka thënë se sfidë ka qenë furnizimi me materiale shpenzuese.

“Furnizimin me material e kemi paraparë që do të jetë një prej vështirësive. Dy muaj më vonë ka ndodhur furnizimi nga Ministria. Problemi më i madh kanë qenë testimet në atë kohë, ku nga IKSHPK-ja na kanë ardhur me vonesa dhe rezultati i vonuar ka ndikuar që të infektohet stafi dhe krijimi i bordit nuk ka qenë përkrahës, por ka qenë pengues në anën time”, tha ai. Express