Besian Mustafa kërkon zbardhjen e rastit të vrasjes së babait

Besian Mustafa kërkon zbardhjen e rastit të vrasjes së babait

Aktuale November 23, 2020 - 14:53

Ministri i Bujqësisë e zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, në 20-vjetorin e vrasjes së babait të tij, ish-zyrtarit të Lidhjes Demokratike Xhemail Mustafës, ka kërkuar zbardhjen e këtij rasti, raporton “Zeri.info”.

Ai thotë se moszbardhja e vrasjeve mbetet dështim i drejtësisë së Kosovës që nga UNMIK-u e deri më sot.

“20 vjet! Moszbardhja e vrasjeve të atdhetarëve pas luftës dhe mosdënimi i vrasësve e mbi të gjitha urdhërdhënësve, mbetet dështimi themeltar i sistemit të drejtësisë në Kosovë që nga UNMIK-u e deri sot. Pa zbardhjen e këtyre vrasjeve dhe atentateve të panumërta nuk mund të ketë drejtësi në këtë vend e pa drejtësi as liri të plotë”, shkroi ai përmes një postimi në “Facebook”. /Zëri

Fotografia gjatë varrimit të Xhemajl Mustafës. Në foto shihen familjarë dhe miq të tij. /Zëri

Image