Kreu i LDK-së kërkon drejtësi për Xhemajl Mustafën në 20-vjetorin e vrasjes së tij

Kreu i LDK-së kërkon drejtësi për Xhemajl Mustafën në 20-vjetorin e vrasjes së tij

Aktuale November 23, 2020 - 14:45

Në 20-vjetorin e vrasjes kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, përkujton zëdhënësin e lirisë e veprimtarin e LDK-së, Xhemajl Mustafa.

Mustafa, përmes këtij kujtimi, ka kërkuar edhe drejtësi për vënien e kriminelëve para gjyqit.

“Sot u bënë 20 vjet nga vrasja makabre e njërit prej themeluesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, intelektualit dhe shkrimtarit, Xhemajl Mustafa.

Xhemajl Mustafa i takon plejadës së veprimtarëve që nuk kursyen asgjë nga vetja e tyre për ta jetësuar ëndrrën shekullore për liri, shtet e pavarësi. Ky trinom ishte motivi që e mbajti gjallë punën dhe angazhimin e pashoq të njeriut të urtë e fjalëpakë, deri më datën 23 nëntor të vitit 2000, kur u qëllua për vdekje nga njerëz që u pengonte angazhimi kombëtar i Xhemajl Mustafës. Pas 20 vjetësh familja e intelektualit dhe e guximtarit, Xhemajl Mustafa, Lidhja Demokratike e Kosovës, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij, kërkojnë drejtësi dhe vënien e kriminelëve para gjyqit. Lavdi jetës dhe veprës së Xhemajl Mustafës!”, tha ai. /Zëri