Spitali i Pejës, 19 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë shëndetësore

Spitali i Pejës, 19 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë shëndetësore

Aktuale November 23, 2020 - 08:35

Spitali i Përgjithshëm në Pejë, përmes raportit 24-orësh, ka njoftuar se po trajtohen 124 pacientë të prekur me koronavirus.

Spitali njofton se 19 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

“Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 124 pacientë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 3 pacientë janë në respiratorë, 101 pacientë janë në oksigjenoterapi dhe nga këta 19 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në raport.

Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë 515 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga këta 43 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. /Zëri