Kosova dhe Shqipëria të shqetësuara që shqiptarëve në Serbi po u fshihen adresat e banimit

Kosova dhe Shqipëria të shqetësuara që shqiptarëve në Serbi po u fshihen adresat e banimit

Aktuale November 22, 2020 - 18:49

Kosova dhe Shqipëria kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët, ku kanë shprehur shqetësimin për fshirjen e adresave të banimit për shqiptarët në Luginën e Preshëvës.

Ministria e Jashtme e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, në deklaratë kanë shprehur shqetësimin për fshirjen e adresave të shqiptarëve në Serbi, duke thënë se ky veprim ka krijuar jo vetëm një pasqyrë kretësisht të pasaktë të përbërjes demografike të atyre hapësirave dhe të numrit të shqiptarëve në Serbi, por është duke shkelur rrënjësisht të drejtat e liritë themelore të tyre, përfshirë të drejtën e votës, trasnmeton Zeri.info.

Dy shtetet i kanë bërë thirrje edhe institucioneve përkatëse ndërkombëtare, veçanërisht Komitetit Këshillues të Konventës në Kuadër për Mbrojtjen e Minoriteteve të Këshillit të Evropës dhe Komisionerit të Lartë të OSBE-së për Minoritetet Kombëtare, për siç thuhet në deklaratë “ta përcjellë këtë proces me vëmendje të shtuar dhe për të vepruar për parandalimin e këtij procesi me pasoja afatgjata politike, shoqërore dhe institucionale, ndaj të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Serbi”./Zëri