Infektohet me koronavirus, Ferid Agani

Infektohet me koronavirus, Ferid Agani

Aktuale November 21, 2020 - 09:05

Mjeku Ferid Agani ka bërë të ditur se është infektuar me COVID-19.

Agani përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se ndodhet në shtëpi dhe se është duke marrë trajtimin e nevojshëm.

“Shpresoj se me ndihmën e Zotit të Madhërishëm dhe kolegeve profesionistë të kësaj lëmie do t’ia dal të tejkalojë edhe këtë sprovë të radhës. Për momentin ndodhem në shtëpi duke marrë trajtimin e nevojshëm nën përkujdesjen e familjareve”, ka shkruar ai./Zëri

Postimi i plotë i tij:

Te dashur familjare, miq, e dashamire,

Pas me shume se tete muaj beteje te suksesshme kunder infeksionit Covid ne vijen e pare te punes se rregullte me paciente, keto dite me preku edhe mua ky virus tinzar.

Shpresoj se me ndihmen e Zotit te Madherishem dhe kolegeve profesioniste te kesaj lemie do tia dal te tejkaloje edhe kete sprove te radhes. Per momentin ndodhem ne shtepi duke marre trajtimin e nevojshem nen perkundesjen e familjareve.

Ju pershendes perzemersisht dhe ju lus per mirekuptim per shkak te pamundesise qe te komunikoje me ju ne vellimin dhe cilesin e rendomte.

Poashtu ju lus per kujdes te shtuar ndaj ketij infeksioni viral.

Me shume respekt,

Ferid Agani