![Përfundon konferenca e sotme statusore në Hagë, vazhdon në dhjetor](/uploads/zeri.info/images/2020/November/18/auto_126110370_2701101430112260_1249943219115668468_n1605708582.jpg)
Përfundon konferenca e sotme statusore në Hagë, vazhdon në dhjetor
Ka përfunduar konferenca statusore e Dhomave të Specializuara në Hagë për rastin kundër ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veselit, ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqit dhe ish-shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimit, raporton “Zeri.info”.
Konferenca e radhës për ecurinë e kësaj çështjeje do të mbahet në mesin e muajit dhjetor. Ishte prokurorja Clare Melany Lawson ajo e cila tha se janë në dispozicion të gjykatës kurdo që caktohet konferenca e radhës, por që nuk ka propozuar ndonjë datë.
“Nuk kemi ndonjë parashtrim të veçantë për këtë. Ne, për momentin, po përmbushim detyrimet tona për nxjerrjen e materialeve. Megjithatë, jemi në dispozicion kurdo që të dojë Gjykata”, tha ajo.
Edhe avokatët mbrojtës të katërshes së UÇK-së janë pajtuar që seanca e radhës të mbahet në muajin e ardhshëm, duke shtuar se seanca rreth aplikimit për liri me kusht të klientëve të tyre mund të mbahet më herët. /Zëri