Ish-kreu i LPK-së: Urime Kosovë çlirimin nga gjarpri
Aktuale
November 05, 2020 - 12:47
Ish-kreu i LPK-së, Ibrahim Kelmendi ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës nga Specialja për presidentin e vendit, Hashim Thaçi.
Pak pasi Thaçi bëri të ditur se iu është konfirmuar aktakuza dhe ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit, Kelmendi në "Facebook" ka shkruar “Urime Kosovë për çlirimin nga gjarpri”.
Përveç presidentit, dorëheqje ka dhënë pas konfirmimit të aktakuzës edhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli.