Mediat e huaja i bëjnë jehonë lajmit për dorëheqjen e Thaçit
Mediat e huaja kanë raportuar për zhvillimet e fundit në Kosovë, ku presidenti i vendit Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje sot pas konfirmimit të aktakuzave nga Gjykata Speciale.
“Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, një udhëheqës guerilë gjatë luftës së Kosovës për pavarësi nga Serbia në vitet 1990, dha dorëheqjen të enjten në mënyrë që të përballej me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gjykatë Speciale në Hagë”, shkruan Eureneës, transmeton Zeri.info.
Po ashtu një jehonë lajmit për dorëheqje i ka dhënë edhe Reuters.
“Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dha dorëheqje të menjëhershme të enjten pasi mësoi se gjykata e krimeve të luftës në Kosovë kishte konfirmuar aktakuzën e tij për krime lufte”, shkruan Reuters.
Po ashtu edhe Asociated Press, shkruan për dorëheqjen e Thaçit, të cilët thonë se një zëdhënës i prokurorit në Hagë i ka thënë Associated Press se nuk kishin asnjë koment mbi njoftimin e Thaçit./Zëri