Gazetari nga Maqedonia: Dyshohet se në mesin e viktimave në Vjenë është edhe një shqiptar
Aktuale
November 03, 2020 - 13:36
Një shqiptar dyshohet se është në mesin e viktimave nga sulmi terrorist, që ndodhi të hënën mbrëma në Vjenë të Austrisë.
Gazetari shqiptar nga Maqedonia e Veriut Nazmi Rashidi ka thënë se, sipas informacioneve që ka, viktima është edhe një i ri me origjinë nga Veleshta e Strugës, transmeton “Zeri.info”.
“Nga njoftime të pakonfirmuara deri në fund: Një nga viktimat ne Vjenë është një i ri, nga Veleshta, Strugë!”, ka shkruar Rashidi.
Deri tani nga sulmi terrorist në Vjenë kanë mbetur të vrarë 5 persona dhe 15 të plagosur. /Zëri