Afaristi Lazim Destani takohet me deputetin e Bundestagut Peter Beyer
Gjatë ditës së sotme, afaristi i njohur, Lazim Destani, është takuar me deputetin e Bundestagut gjerman, Peter Beyer.
Në këtë takim u diskutua për rajoni ne Ballkanit Perëndimor, për diasporën shqiptare në Gjermani dhe për situatën aktuale e sfidat e shkaktuara nga pandemia.
“Deputetin Beyer, që është dhe Anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestag, e njoftova në përgjithësi mbi aktivitetet e Këshillit Koordinues të Diasporës Shqiptare dhe në veçanti, me aktivitetet që lidhen me komunitetin shqiptar në Gjermani. Në këtë kontekst, biseduam edhe mbi çështjen e Liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, për të cilën gjë KKD para tre muajsh i dërgoi shkresë zyrtare Kancelares Merkel, dhe kësaj teme z. Beyer i kushtoi vëmendje të veçantë”, shkruan Destani në një postim në “Facebook”.
Destani theksoi se gjatë bisedës, të dy u pajtuan se vështirësitë dhe pasojat që ka shkaktuar pandemia në mënyrë të veçantë po i ndien ekonomia e brishtë e Ballkanit Perëndimor dhe se këto vende kanë shumë nevojë për mbështetje.
“Ekonomia e vendeve të Ballkanit Perëndimor ka nevojë për rimëkëmbje dhe zhvillim të qëndrueshëm, ndërsa një ekonomi e zhvilluar do të ishte bazë e mirë për zgjidhjen e shumë çështjeve të tjera që e preokupojnë popullatën e këtij rajoni. Vendet tona në të kaluarën janë lënë disi pas dore ndërsa ne shqiptarët tani presim më shumë, presim veprim më dinjitoz dhe përkrahje nga Bashkimi Europian”, theksohet në postim.
Takimin u mbyll me falenderim për Beyerin për vizitën dhe “duke e çmuar lart angazhimin e tij e të Gjermanisë në përgjithësi për mbështjetjen që po i japin Ballkanit Perëndimor për rimëkëmbjen ekonomike si dhe për integrimin e rajonit në strukturat euro-atlantike”./Zëri
E pata për nder pritjen që i bëra dje mikut tonë z. Peter Beyer, Deputet i Bundestagut Gjerman. Në këtë takim, të...
Posted by Lazim Destani on Saturday, October 31, 2020