Asociacioni i Komunave të Kosovës në takim me Këshillin e Evropës
Shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Frank Power, dhe ekipi i Projektit për promovimin e demokracisë lokale kanë pritur në takim sot kryetarin e Asociacionit të Komunave të Kosovës Imri Ahmetin dhe drejtorin ekzekutiv të AKK-së Sazan Ibrahimin.
Në këtë takim kryetari i AKK-së shprehu gatishmërinë për të rritur bashkëpunimin me Këshillin e Evropës dhe Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale.
“Gjatë takimit presidenti i AKK-së përsëriti gatishmërinë dhe përkushtimin e AKK-së dhe Këshillit të Kryetarëve të Komunave për të rritur bashkëpunimin me Këshillin e Evropës dhe Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale”, thuhet në njoftimin e publikuar në “Facebook”.
“Këshilli i Evropës dhe Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale do të mbështesin Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe institucionet qendrore dhe lokale në përputhje me parimet e përfshira në Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale dhe Protokollin e saj shtesë për të drejtën për të marrë pjesë punët e një autoriteti lokal”, theksohet në postim. /Zëri