Gjashtë të vdekur dhe 275 te infektuar me COVID-19 në Shqipëri

Gjashtë të vdekur dhe 275 te infektuar me COVID-19 në Shqipëri

Aktuale October 29, 2020 - 16:38

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 1422 testime për COVID-19, nga të cilët kanë rezultuar 275 raste pozitive, kurse gjashtë persona kanë humbur jetën.

Ndërkaq, 114 qytetarë janë shëruar, duke e çuar kështu në 11,007 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive me COVID-19 janë nga këto komuna: 163 raste në Tiranë, 30 në Korçë, 15 në Shkodër, 12 në Durrës, 11 në Pogradec, 9 në Librazhd, 7 në Lezhë, nga 3 raste në Fier, Lushnje, Mat, nga 2 raste në Devoll, Elbasan, Vlorë, Mirditë, Berat, nga 1 rast në Has, Kavajë, Pukë, Mallakastër, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Prrenjas, Kuçovë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 291 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.