
Abrashi: Rexhep Qosja nuk do të ishte i pranueshëm si president për LDK-në
Aktuale
October 22, 2020 - 23:29
Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, duke folur për çështjen e postit të presidentit, ka treguar se kë LDK-ja nuk do ta votonte për këtë pozitë.
Në mesin e shumë emrave të përfolur për këtë post, ka qenë edhe Rexhep Qosja, për të cilin Abrashi tha se partia e tij nuk do ta votonte.
“Unë nuk jam njeri përjashtues, por aq sa e njoh LDK-në, Rexhep Qosja vështirë se do të ishte i pranueshëm”, ka thënë Abrashi në RTV Dukagjini.
Abarashi nuk ka dashur të japë opinion për kandidaturën e Vlora Çitakut dhe nëse kjo do të ishte e pranueshme për LDK-në.
“Po të përgjigjesha në këtë pyetje do të zbulohesha”, ka deklaruar Abrashi duke qeshur.