Kuvendi dështon ta votojë projektkodin civil të Kosovës

Kuvendi dështon ta votojë projektkodin civil të Kosovës

Aktuale October 21, 2020 - 12:23

Deputetët e Kuvendit në seancën e sotme kanë bërë shqyrtimin e parë të Projekt Kodit Civil të Republikës së Kosovës, raporton Zeri.info.

Projekt Kodi Civil u paraqit për shqyrtim dhe miratim nga ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, por nuk pati kuorum për votimin e tij, pasi opozita bojkotoi votimin e tij.

Në votim morën pjesë vetëm 32 deputetë, prej të cilëve 28 vota ishin për, 2 kundër dhe 2 abstenime. /Zëri