Presidenti i Panamasë përgëzon Kosovën për marrëveshjen e Washingtonit

Presidenti i Panamasë përgëzon Kosovën për marrëveshjen e Washingtonit

Aktuale October 19, 2020 - 21:32

Ambasadorja e Kosovës në Panama, Heroina Telaku, i ka dorëzuar të hënën letrat kredenciale te Presidenti i këtij vendi, Laurentino Cortizo Cohen.

Ambasadorja Telaku shprehu gatishmërinë e Kosovës për thellimin e bashkëpunimit të shumanshëm ndërmjet Kosovës dhe Panamasë si dhe për avancimin e marrëdhënieve bilaterale në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, transmeton Zëri.

Presidenti Cortizo Cohen nga ana e tij i uroi mirëseardhje Ambasadores në misionin e saj në Panama dhe shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit në të gjitha fushat.

Ai, po ashtu, e uroi Kosovën për marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Washington në shtator të këtij viti.

Ambasadorja Telaku, është ambasadorja e dytë e Kosovës në Panama. Para se të emërohej ambasadore në Panama, Telaku ka shërbyer si e Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër./Zeri.info//