Kastrati kërkon hetime për rastin e vetëvrasjes së vajzës nga Kamenica

Kastrati kërkon hetime për rastin e vetëvrasjes së vajzës nga Kamenica

Aktuale October 19, 2020 - 20:03

Një 19-vjeçare nga komuna e Kamenicës dyshohet të ketë kryer vetëvrasje.

Për këtë kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati, ka kërkuar nga organet shtetërore të sigurisë që të hetohet ky rast.

“Ftoj organet shtetërore të hetojnë me seriozitet të lartë rastin e vetëvrasjes në Kamenicë”, thekson ai, transmeton Zëri.

Kastrati thotë se gjendja ekonomike dhe kushtet e izolimit si pasojë e COVID-19 janë duke pasur efekt negativ në shoqëri.

“Vetëvrasja nuk është gjithëmonë akt individual i izoluar nga dinamikat socio-ekonomike. Kështu, edhe vdekja e vajzës së re nga Kamenica na ka shqetësuar thellësisht. Gjendja e vështirë ekonomike bashkë me kushtet e izolimit, si pasojë e pandemisë kanë efekt negativ mbi psikologjinë e individit”, tha ai duke shtuar se është koha që të njerëzit të solidarizohen mes vete.

“Pa paragjykuar rastin në fjalë, sistemi vleror i shoqërisë sonë që përdorë turpërimin e dhunën si mjete diciplinimi të individëve, kur takohet me problemet në sistemin e drejtësisë mund të jenë fatale për jetën e njeriut. Më shumë se kurrë është koha të solidarizohemi me njëri tjetrin duke mos i shmangur vlerat pozitive njerëzore, respektuar integritetin e dinjitetin e tjetrit, e vlerësuar jetën e grave”, përfundon postimi i tij. //Zeri.info//