Kërkesa 'problematike' e BE-së ndaj Kosovës dhe Serbisë

Kërkesa 'problematike' e BE-së ndaj Kosovës dhe Serbisë

Aktuale October 19, 2020 - 18:58

osova nuk duhet të lejojë që Kushtetuta të ndryshohet për të akomoduar kompetenca ekzekutive për komunitetin serb, qofshin ato edhe minimale, thotë eksperti i të Drejtës Kushtetuese, Riza Smaka. Në Serbi, analisti politik Dushan Janjiq, thotë se Beogradi zyrtar ka një dekadë që po diskuton për nevojën e ndryshimeve kushtetuese, por pa një proces të qartë dhe konsensual.

Të enjten, më 15 tetor, në konferencën për media në Beograd, përfaqësuesi special për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak kishte thënë se në një proces serioz negociator, “është e logjikshme që do të duhet të ndryshojë edhe Kushtetuta”. Në këtë kuadër ai ka shtuar se Kosova do të zbatojë të gjitha obligimet që i ka marrë përsipër në Bruksel, duke përfshirë këtu edhe krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Deklarata për ndryshime kushtetuese ka nxitur reagime të shumta në Kosovë, kryesisht kundër çdo mundësie për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës. Kur bëhet fjalë tek Asociacioni, brenga kryesore është te kompetencat të këtij organi.

Të hënën, më 19 tetor, Peter Stano, zëdhënësi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, ka thënëë se deklarata ë e Lajçakut për ndryshimet e nevojshme kushtetuese është keqinterpretuar. Ai tha se kjo deklaratë kishte të bënte me aranzhimet pas arritjes së marrëveshjes finale.

"Zoti Lajçak ka shpjeguar se çfarë ndodh nëse je duke e negociuar një marrëveshje ndërkombëtare. Kur arrin një marrëveshje ndërkombëtare, atëherë duhet të konsiderohen rregullimet e nevojshme ligjore nga qeveria, duke përfshirë edhe nivelin kushtetues, në mënyrë që ta integrojë atë në rendin ligjor dhe kushtetues", tha Stano.

"Dhe kjo vlen për Kosovën dhe Serbinë”, shtoi Stano.

Stano tha se se qëndrimi i BE-së për Asociacionin nuk ka ndryshuar, duke rikujtuar fjalimin e ish-përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini në Parlamentin e Kosovës më 2016, se “ky Asociacion nuk do të jetë qeveri paralele brenda Kosovës dhe nuk do të ketë kompetenca legjislative".

Mogherini po ashtu atëbotë pati thënë se Asociacioni “do të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ofron udhëzime që të sigurohemi se statuti i Asociacionit do të reflektojë ligjet e Kosovës kur të përpilohet”.

Të plotë mund ta lexoni në Radio Evropa e Lirë