Zemaj kërkon mbështetjen e Policisë në menaxhimin e situatës me pandeminë
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar Qendrën Rajonale të Policisë në Pejë, me ç’rast çdo ditë janë duke u bërë përgatitjet për menaxhimin sa më të mirë të situatës me pandemisë.
Ai kërkoi nga Policia mbështetje.
“Po bëjmë një mobilizim që të ruajmë veten, familjet dhe të tjerët. Na duhet bashkëpunim me Policinë dhe ju ofrojmë mbështetje logjistike”, tha ai.
Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, kolonel Sami Shabanaj, tha se janë të përkushtuar në parandalimin e pandemisë.
“Kemi bashkëpunim me Ministrinë. Jemi të përkushtuar në parandalimin e COVID-19. E falënderoj ministrin për vizitën”, potencoi ai.
Zemaj më pas merr pjesë në tryezën e organizuar nga Qendra Evropiane për Çështje të Komuniteteve në kuadër të projektit “Aktivitetet ndërkufitare në sektorin e shëndetit riprodhues - CARES”. Ai gjithashtu vizitoi edhe qendrën për mirëqenien e gruas “Shtëpia e sigurt”.