
Zemaj: Janë shfaqur shenjat e para në përkeqësimin e situatës me COVID-19
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se është koha që të veprohet më urgjentisht për të parandaluar përkeqësimin e situatës me COVID-19.
Zemaj përmes një postimi në “Facebook”, ka njoftuar se veçse janë shfaqur shenjat e para në përkeqësimin e situatës me koronavirus.
“Në takimin e sotëm, të jashtëzakonshëm, të Komitetit për Vlerësimin dhe Koordinimin e situatës lidhur me COVID-19, diskutuam për zhvillimet e dy ditëve të fundit me situatën epidemiologjike në vend si dhe për përgjegjësitë që duhet t'i kemi secili institucion në mandatin e vet, në mënyrë që edhe tash pas lirimit të masave, situata me COVID-19 të jetë e menaxhueshme. Është koha të veprojmë urgjentisht për të parandaluar përkeqësimin e situatës, për të cilën kemi veç shenjat e para”, ka shkruar ai.
Po ashtu ai thotë se janë duke i bërë përpjekjet e duhura që në muajin nëntor të niset me vaksinimin kundër gripit sezonal, transmeton Zeri.info
“Po bëjmë përpjekjet e duhura që në nëntor të nisim me vaksinimin kundër gripit sezonal, ndërkohë që kapacitetet testuese këtë javë janë rritur ndjeshëm”, tha Zemaj.
Postimi i plotë i tij: