Në Gjimnazin “Sami Frashëri” testohen 77 maturantë, respektohen masat anti-Covid

Në Gjimnazin “Sami Frashëri” testohen 77 maturantë, respektohen masat anti-Covid

Aktuale October 10, 2020 - 10:10

Testit të Maturës Shtetërore në aftin e dytë i janë nënshtruar 77 nxënës të Gjimnazit “Sami Frashër” në kryeqytet.

Në hyrje të shkollës atyre u është matur temperatura, përderisa nëpër klasa ka pas dezinfektues, masa këto të ndërmarra ndaj përhapjes së koronavirusit.

Drejtori i gjimnazit “Sami Frashëri”, Fetah Fejzullahu ka thënë se kanë bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e testit.

Sipas tij, edhe nxënësit kanë respektuar distancën dhe masat tjera të parapara nga institucionet përgjegjëse, raporton EO.

Për rreth 8300 nxënës që e kanë paraqitur testin e Maturës. Komisioni Shtetëror i Maturës ka bërë të ditur se në këtë proces janë të angazhuar 252 komisionerë, 900 administrues dhe 84 mbikëqyrës.