Haxhi Shala nesër paraqitet në Speciale si i dyshuar

Haxhi Shala nesër paraqitet në Speciale si i dyshuar

Aktuale October 06, 2020 - 17:24

Deputeti i AAK-së, Haxhi Shala, nesër do të udhëtojë për në Hagë për t’iu përgjigjur ftesës së Gjykatës Speciale.

Lajmin e ka konfirmuar ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj.

“Haxhi Shala nesër udhëton për Hagë! Ai ishte emër që bëri histori në luftën e UÇK-së! Ne jemi me të në këtë betejë”, ka shkruar Kilaj.

Deputeti Shala, më 24 gusht kishte njoftuar se ishte ftuar nga Gjykata Speciale.

Ai pati thënë se në Speciale është ftuar si i dyshuar dhe i pranishëm do të jetë më 8 shtator të këtij viti.

Shala tutje pati shtuar se do t’i përgjigjet ftesës, porse sipas tij, tendencat për njollosjen e luftës dhe vlerave të UÇK-së, janë të papranueshme.

“E rastësishme apo jo, në 22 vjetorin e ditës së dëshmorëve të Brigadës 121, kur po përkujtojmë përvjetorin e rënies së bashkëluftëtarit tim Ismet Jashari- Kumanova dhe dëshmorëve tjerë të rënë në luftën e pastër e të drejtë të UÇK-së — Unë komandanti i kësaj brigade, sot kam pranuar ftesën nga Gjykata Speciale në Hagë, si i dyshuar, ku do të duhet të jem i pranishëm atje me 8 shtator të këtij viti”, pati shkruar ai. /Zeri.info