IHMK: Nesër mund të ketë vërshime në zonat urbane, më i rrezikuari Prizreni
Foto Ilustruese

IHMK: Nesër mund të ketë vërshime në zonat urbane, më i rrezikuari Prizreni

Aktuale October 05, 2020 - 23:01

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se në disa zona në vend mund të ketë vërshime të shpejta dhe probleme në zonat urbane, transmeton Zeri.info.

“Mundësi për vërshime. Reshje lokale të shiut të cilat kanë filluar, gjatë orëve të pasdites së sotme (05/10/2020), të përcjellura me shkarkime rrufesh, pritet që të vazhdojnë me intensitet më të shtuar dhe nesër datë 06/10/2020, të cilat në disa zona të Kosovës mund të shkaktojnë vërshime të shpejta dhe probleme në zonat urbane”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Sipas Institutit, pritet që intensiteti dhe sasia më e lartë e tyre të jetë në regjionin e Prizrenit. /Zëri