Ambasadori gjerman në Kosovë bën thirrje që të votohet projektligji për rimëkëmbje ekonomike

Ambasadori gjerman në Kosovë bën thirrje që të votohet projektligji për rimëkëmbje ekonomike

Aktuale September 30, 2020 - 12:29

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, u bën thirrje deputetëve të Kuvendit që të votojnë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.

Ai përmes një postimi në “Twitter” ka thënë se është mjaft dëshpëruese se si për të pestën herë në Kuvendin e Kosovës nuk ka marrëveshje për projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.

Ambasadori gjerman thotë se qytetarët e Kosovës me të drejtë e presin këtë marrëveshje.

“Lufta kundër efekteve negative ekonomike nga pandemia është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon përpjekje të përbashkët. Në këtë aspekt është mjaft dëshpëruese dhe sipas dijenisë sime një rast unik në Evropë të shohësh për të pestën herë që në Kuvendin e Kosovës nuk ka marrëveshje për projektligjin për rimëkëmbje ekonomike. Tani çfarë kërkohet urgjentisht nga të gjitha palët është fryma e kompromisit. Qytetarët e Kosovës me të drejtë e presin këtë”, ka shkruar ambasadori gjerman. /Zëri