Pacolli pret raport negativ nga KE-ja për rolin mbikëqyrës të Parlamentit, thotë se pati pengesa nga pozita dhe qeveria

Pacolli pret raport negativ nga KE-ja për rolin mbikëqyrës të Parlamentit, thotë se pati pengesa nga pozita dhe qeveria

Aktuale September 28, 2020 - 23:44

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli thotë se në të gjitha raportet e Komisionit Evropian për Kosovën, roli mbikëqyrës i Parlamentit ndaj qeverisë është cilësuar i dobët.

Ndërsa në raportin e radhës që pritet të publikohet në tetor, sipas saj, vlerësimi do të jetë se muajve të fundit roli mbikëqyrës i Parlamentit është penguar nga pozita dhe qeveria.

“Në komisione, deputetët e pozitës votojnë kundër raportimeve. Kryeministri e ministrat ilegalë nuk paraqiten fare për raportim tek komisionet parlamentare. E kur paraqiten e kufizojnë kohën e raportimit nga 45 minuta deri në 1 orë. Nuk përgjigjen në pyetjet parlamentare e as në pyetjet që u bëhen gjatë interpelancave e raportimeve parlamentare”, ka shkruar Pacolli në “Facebook”. /Zëri