Infektuar: 18910
Shëruar: 15367
Vdekur: 674
Vulini thotë se duhet të krijohet “bota serbe”

Vulini thotë se duhet të krijohet “bota serbe”

Aktuale September 27, 2020 - 13:53

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka përsëritur sot se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është, ka për detyrë dhe duhet të jetë president i të gjithë serbëve kudo që jetojnë.

Ai shtoi se Vuçiqi duhet ta krijojë “botën serbe”.

“Sikur të kishim guxim që në dy ish-Jugosllavi të hartonim e të tregonim ku jetojmë, sot nuk do të flitnim për këto. Por nuk kemi pasur guxim, e edhe fuqitë e mëdha asnjëherë nuk ua kanë lejuar serbëve të bashkohen”, tha Vulini për televizionin serb “Pink”, transmeton Zeri.info.

Ai tha se të gjithë serbët duhet të marrin vendime të përbashkëta për çështje të rëndësishme, se mjaft "kanë kërkuar falje për Serbinë e Madhe" dhe shtoi se bashkimi territorial i Gjermanisë për askënd nuk ishte problem, por bashkimi politik i serbëve është problem, transmeton agjencia serbe e lajmeve “Beta”. /Zëri//