Zafir Berisha dyshon se Facebooku iu hakua nga Nishi i Serbisë

Zafir Berisha dyshon se Facebooku iu hakua nga Nishi i Serbisë

Aktuale September 22, 2020 - 23:54

Zafir Berisha, zëvendësministër i Brendshëm dhe njëherësh koordinator i porsaemëruar nacional për siguri kibernetike, mbrëmë ishte pre e një sulmi po kibernetik. Atij iu hakua profili në Facebook.

Ndërsa vet Berisha, para pak kohësh, ka publikuar disa të dhëna të qasjes së mbrëmshme në profilin e tij.

Ai thotë se derisa ka tentuar ta ndryshojë passwordin, ka hasur në një informatë se profili i tij mbrëmë është hapur nga qyteti i Nishit të Serbisë.

Veç kësaj, Berisha ka shpërndarë edhe disa foto të faqeve të Facebookut të cilat kanë shpërndarë lajmin për hakimin e profilit të tij, e që janë faqe kryesisht me emra të liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Më poshtë, postimi i plotë i Berishës, pa ndërhyrje:

Të nderuar miq,
Besoj se e dini se dje para orës 21 dikush ka hakuar fb tim, mirpo ajo që dëshiroj ta ndaj me ju, janë disa të dhëna interesante për këtë rastë!
Sot pasdite duke e ndërruar paswordin e fb, një e dhën intetesante, fb im para 17 orëve është hapur në Nish të Serbis (foto 1) kohën kur unë kamë qenë duke u pregadituar për me udhëtuar nga Prizreni për në një emision teliviziv! Kjo nuk do të bënte ndonjë lajmë sikurse mos të përputheshin të dhënat tjera për të cilat ka një kohë të gjatë që shkruaj “se dikush me mision dhe i paguar, e disa pa vetëdije po i shërbejn propagandës serbo- ruse me qendrën e spiunazhit rus në Nish të Serbis”!
Për kurreshtjen tuaj po i bashkoj edhe disa foto të cilat tregojn se shkrimin që e kanë bërë ata që e kanë hakuar fb tim, kush e ka shpërnda në mesin e qindra “share” ... dhe pastaj vlersone vetë!
Zafa

Image
Image
Image
Image
Image