Hoti kujton Fehmi e Xhevë Lladrovcin në 22-vjetorin e rënies

Hoti kujton Fehmi e Xhevë Lladrovcin në 22-vjetorin e rënies

Aktuale September 22, 2020 - 13:10

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka kujtuar heronjtë Fehmi e Xhevë Lladrovci në 22 vjetorin e rënies.

Hoti për Fehmin dhe Xhevë Lladrovcin ka thënë se na kujtojnë përkushtimin dhe sakrificën e madhe për liri dhe pavarësi.

“Njëzet e dy vjetori i rënies heroike teë Fehmi e Xheveë Lladrovcit dhe bashkëluftëtarëve të tyre, na kujton përkushtimin dhe sakrificën e madhe për liri, pavarësi dhe demokraci”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Ai thotë se bashkësia ndërkombëtare ishte aleate e luftës së Kosovës, pasi pushka e heronjve shkrepi për të mbrojtur popullin.

“Pushka e tyre shkrepi për teë mbrojtur pragun e shtëpisë dhe ekzistencën e popullit toneë, andaj dhe bashkësia ndërkombëtare ishte aleate e fuqishme e luftës sonë teë drejteë.

Zoti e bekoftë jetën dhe veprën e Fehmi e Xheveë Lladrovcit dhe bashkëluftëtarëve të tyre”, tha Hoti./Zëri