Grenell: Zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi, top-prioritet i Administratës Trump

Grenell: Zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi, top-prioritet i Administratës Trump

Aktuale September 20, 2020 - 21:19

Para se të arrijë nesër në Kosovë, emisari Richard Grenell ka reaguar përmes “Twitteri”-t, duhe thënë se zbatimi i marrëveshjes së arritur në Washington është një top-prioritet për Administratën Trump.

“Zbatimi i marrëveshjes së nënshkruar nga Kosova dhe Serbia është një top-prioritet për Administratën Trump. Shihemi në Prishtinë dhe Beograd këtë javë”, ka shkruar ai duke i replikuar një postimi të bërë nga ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, rreth kësaj vizite. /Zëri