Disa nxënës dhe arsimtarë infektohen me koronavirus, mbyllet një shkollë në Vushtrri

Disa nxënës dhe arsimtarë infektohen me koronavirus, mbyllet një shkollë në Vushtrri

Aktuale September 19, 2020 - 19:51

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, paralajmëron se situata me koronavirus në shkollën “Mustafë Venhari” në Vushtrri nuk është e mirë. Ai tregon se disa arsimtarë dhe nxënës në këtë shkollë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Për pasojë kjo shkolllë do të mbyllet.

“Duke pasur parasysh hulumtimin aktiv epidemiologjik dhe mbikëqyrjen e situatës epidemiologjike, IKSHPK ka bërë testimin e gjithe arsimtarëve dhe nxënësve të klasës së pestë të shkollës “Mustafë Venhari” në Vushtrri, ku më pas disa kanë rezultuar pozitiv me Covid 19. IKSHPK ka rekomanduar që mësimi në këtë shkollë nga nga skenari "A" të kaloj në skenarin "C", mësim online”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Mirëpo Zemaj premton se testimi i mësimdhënësve, por edhe i nxënësve nëse vërehen simptoma, do të vazhdoj e nëse duhet, do të bëhet edhe ritestimi i tyre. /Zëri