Në këto komuna janë rastet me koronavirus

Në këto komuna janë rastet me koronavirus

Aktuale September 19, 2020 - 15:01

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë publike rastet me COVID-19 ku gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 3 raste të vdekjes, 63 persona kanë rezultuar pozitivë si dhe 126 pacientë janë shëruar.

IKSHPK-ja bën të ditur se rastet me koronavirus janë në këto komuna.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 14 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Malishevë, Obiliq, Prizren dhe Shtime”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.