Durrës: U vra babai dhe u plagos i biri, pesë të arrestuar dhe tre në kërkim

Durrës: U vra babai dhe u plagos i biri, pesë të arrestuar dhe tre në kërkim

Aktuale September 19, 2020 - 10:19

Policia në Shqipëri ka zbardhur ngjarjen që ndodhi mbrëmë në Durrës, ku humbi jetën 39 vjeçari, Armando Baboçi, i cili bashkë me të birin Erald Gjini 19 vjeç u plagosën në një lokal.

5 persona janë arrestuar dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim për ngjarjen, ndërsa i plagosur nga ngjarja mbeti dhe Erik Totozi, i dyshuari si autori i ngjarjes.

Ndërsa policia thotë se kjo ka ndodhur pas një konflikti të çastit, mësohet se fillimisht babë e bir janë konfliktuar me autorin duke përdorur fillimisht sende të forta, si shkop bejzbolli dhe më pas palët kanë nxjerrë armët.

Pas kësaj, babë e bir janë dërguar në spital, por 39-vjeçari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra, ndërsa Totozi prej mbrëmjes së djeshme u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, në ngarkim të shtetasve Klodjan Daci, Henri Tatasi, Sergio Tatasi për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtje pa leje” dhe në ngarkim të shtetasve Endri Cimo (Bregu), Argit Kastriotipër veprën penale “Moskallëzim krimi”, shkruan Tch.