Selmanaj për aksionin e Policisë në Karaçevë: Shtet ligjor, s'ka tjetër

Selmanaj për aksionin e Policisë në Karaçevë: Shtet ligjor, s'ka tjetër

Aktuale September 19, 2020 - 08:51

Për aksionin e mbrëmshëm nga Polica e Kosovës në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës, ka shkruar zëvendëskryeministri nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj.

Selmanaj përmes një postimi në “Facebook”, shkruan se ky është shtet ligjor.

“Shtet ligjor – s’ka tjetër!”, tha Selmanaj.

Bëjmë të ditur se ky aksion vjen pas një hetimi njëvjeçar të udhëhequr nga Prokuroria e Gjilanit lidhur me pretendimet për veprimtari të paligjshme në këtë pjesë.

Nga aksioni i madh i PK-së, janë arrestuar 33 persona ku prej tyre 10 ishin zyrtarë policorë.